Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të ardhmen e tij rreth Luis Enrique.
Kontrata aktuale e trajnerit spanjoll skadon në vitin 2027, por bisedimet për një vazhdim të saj kanë nisur tashmë dhe klubi francez është gati t’ia ofrojë një zgjatje deri në vitin 2030.
Sipas raportimeve nga Franca, marrëveshja e re mund ta përfshijë edhe një klauzolë që ia lejon trajnerit të largohet në fund të sezonit nëse dëshiron, përcjell “Gazeta Express”.
Mesazhi i PSG-së është i qartë: projekti i klubit synon të vazhdojë në periudhë afatgjate me Luis Enriquen në krye, duke ia besuar atij ndërtimin e një skuadre gjithnjë e më konkurruese.
Trajneri spanjoll duket i gatshëm ta vazhdojë aventurën në Paris, duke e formuar ekipin sipas ideve të tij dhe duke synuar ta bëjë ëndrrën evropiane të klubit një realitet të qëndrueshëm.
Në fakt, drejtuesit e PSG-së e shohin trajnerin si figurë kyçe të projektit sportiv dhe dëshirojnë ta shmangin çdo pasiguri për të ardhmen e tij, ndërsa negociatat për vazhdimin e kontratës po vazhdojnë me synimin për ta mbajtur atë në bankinë deri në fund të sezonit 2029-2030. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...