Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës - Gazeta Express
string(75) "tifozet-kosovare-mbesin-te-bllokuar-qe-nje-ore-ne-aeroportin-e-bratisllaves"

Sport

Gazeta Express

25/03/2026 10:54

Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Sport

Gazeta Express

25/03/2026 10:54

Tifozët kosovarë janë vënë përpara një sfide të papritur në Bratisllavë.

Shkaku i problemeve me sistemin, ata qe një kohë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e kryeqytetit sllovak.

Njëri prej tyre është edhe Luaras Meha, i cili e ka marrë rrugën drejt Sllovakisë për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës, e cila nesër mbrëma do të luajë me Sllovakinë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026.

“Jemi në Bratisllavë, jemi bllokuar në aeroport qe 1 orë. Po na thonë se sistemi nuk po ju bën. Një aeroplan me krejt tifozë shqiptarë kemi ardhur këtu, disa janë Dardanë e të tjerë që kanë ardhur individualisht për ta përkrahur Kosovën. Po presim, shpresojmë të mos zgjasë shumë kjo gjendje”, deklaroi Meha për “Gazeta Express”.

Shumë tifozë kosovarë nga vise të ndryshme e kanë marrë rrugën drejt Bratisllavës ku Kosova do ta zhvillojë nesër mbrëma një ndeshje jetike, në ëndrrën e saj për t’u kualifikuar në Botërorin 2026. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement