Izraeli thotë se ka goditur objekte të përdorura për zhvillimin e raketave lundruese në Teheran - Gazeta Express
string(95) "izraeli-thote-se-ka-goditur-objekte-te-perdorura-per-zhvillimin-e-raketave-lundruese-ne-teheran"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 11:03

Izraeli thotë se ka goditur objekte të përdorura për zhvillimin e raketave lundruese në Teheran

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 11:03

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur dy objekte kyçe të përdorura për zhvillimin e raketave lundruese detare me rreze të gjatë veprimi në kryeqytetin iranian, Teheran, raporton BBC.

IDF thotë në një postim në Telegram se “goditjet e rëndësishme” kanë shkaktuar dëme të mëdha në këto objekte ditët e fundit dhe se raketat kanë qenë të afta të “shkatërronin me shpejtësi objektiva në det dhe në tokë”.

Ushtria izraelite shton se sulmet “përfaqësojnë një hap tjetër në thellimin e dëmit të shkaktuar ndaj infrastrukturës së prodhimit ushtarak të regjimit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement