Një shtetas i huaj vdes në QKUK, Policia nis hetimet - Gazeta Express
string(51) "nje-shtetas-i-huaj-vdes-ne-qkuk-policia-nis-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 9:09

Një shtetas i huaj vdes në QKUK, Policia nis hetimet

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 9:09

Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi vdekjen e një shtetasi të huaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, viktima ishte i hospitalizuar në QKUK që nga data 9 mars.

Në raport thuhet se viktima ishte me leje qëndrim të përkohshëm në Kosovë.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement