Krimet serbe: 27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc - Gazeta Express
string(62) "krimet-serbe-27-vjet-nga-masakra-ne-celine-fortese-dhe-brestoc"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 7:51

Krimet serbe: 27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 7:51

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.

Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.

Menjëherë pas bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, forcat paramilitare dhe ushtarake të Serbisë nisën masakrat ndaj popullsisë civile.

Qindra të vdekur e të zhdukur u regjistruan ato ditë të fundit të marsit 1999 në komunën e Rahovecit. Në Brestovc u vranë 59 martirë dhe 5 dëshmorë.

Në Fortese u masakruan 68 banorë, në Celinë 75. Atë mëngjes te 25 marsit forcat serbe masakruan edhe 10 -tra banorë të fshatit Tërnje të Suharekës!

26 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në fshatrat Fortesë, Brestoc, Celinë  dhe Krushë  e Madhe të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Masakra në Krushë të Madhe ishte ehe pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement