Tottenham Hotspuri po shqyrton një tjetër ndryshim në pankinë, me Roberto De Zerbin që është shfaqur si kandidati kryesor për të zëvendësuar Igor Tudorin.
Sipas raportimeve nga Anglia, Spurs dëshirojnë të përshpejtojnë bisedimet dhe mund ta emërojnë De Zerbin që gjatë pushimit ndërkombëtar, me synimin që ai të jetë në stol për ndeshjen e ardhshme të Premierligës në transfertë ndaj Sunderland më 12 prill.
Kjo vjen pas raportimeve të mëhershme se trajneri italian do të nënshkruhej vetëm nëse klubi shmang rënien nga liga.
De Zerbi, aktualisht pa skuadër pas eksperiencës së fundit tek Olympique de Marseille, shihet si një zgjidhje si afatshkurtër ashtu edhe projekt afatgjatë.
Drejtuesit e Tottenhamit e konsiderojnë profilin e tij të duhur për të nisur rindërtimin, sidomos në një moment kur klubi po lufton për të shmangur një rënie të papritur.
Rezultatet nën drejtimin e Tudorit, i cili e zëvendësoi Thomas Frankun në shkurt, kanë qenë shumë shqetësuese.
Kroati ka grumbulluar vetëm një pikë në pesë ndeshjet e para në kampionat, përfshirë humbjen e rëndë 3-0 ndaj Nottingham Forestit në një përballje direkte për mbijetesë.
Në total, Tudori ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet si trajner, ajo ishte fitorja 3-2 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, rezultat që megjithatë nuk mjaftoi për kualifikim.
Situata është komplikuar edhe nga rrethana personale, pasi Tudori mungoi në detyrimet pas ndeshjes pas ndarjes nga jeta të babait të tij, duke marrë mbështetje nga klubi.
Megjithatë, humbja ndaj Forestit mund të rezultojë vendimtare.
Me rrezikun e rënies tashmë real dhe pasojat financiare të mëdha, Tottenhami po shqyrton seriozisht një ndryshim të shpejtë në stol, me De Zerbin si njeriun që shpresojnë të stabilizojë situatën dhe të shpëtojë klubin./GazetaExpress/