Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur vetëm për anije “jo armiqësore”, duhet të koordinohen paraprakisht me autoritetet tona - Gazeta Express
string(125) "irani-ngushtica-e-hormuzit-mbetet-e-hapur-vetem-per-anije-jo-armiqesore-duhet-te-koordinohen-paraprakisht-me-autoritetet-tona"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 22:56

Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur vetëm për anije “jo armiqësore”, duhet të koordinohen paraprakisht me autoritetet tona

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 22:56

Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për “anije jo armiqësore”, me kusht që ato të koordinohen paraprakisht me autoritetet iraniane.

Kështu ka njoftuar Teherani Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO), sipas raportimit të Financial Times, që citon një letër zyrtare të Iranit.

Në dokumentin që u shpërnda sot tek shtetet anëtare të IMO-s dhe u sigurua nga Financial Times, Ministria e Jashtme e Iranit thekson se Teherani “ka marrë masa të nevojshme dhe proporcionale për të mos lejuar agresorët dhe mbështetësit e tyre të shfrytëzojnë Ngushticën e Hormuzit për të kryer operacione armiqësore kundër Iranit”.

Irani sqaron gjithashtu se nuk do të lejojë kalimin e anijeve që lidhen me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe vende të tjera që marrin pjesë në sulmet kundër Republikës Islamike. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement