Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po takohet me qytetarët e Kosovës kudo në rrugë.
Për këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai ka thënë se takimet me qytetarët nuk duhet të ndodhin vetëm kur fillojnë zgjedhjet.
“Takimet me qytetarë janë thelbësore për një përfaqësim të drejtë dhe të përgjegjshëm. Por kjo nuk duhet të ndodhë vetëm kur fillojnë zgjedhjet – duhet të jetë praktikë e vazhdueshme, para, gjatë dhe pas tyre”, ka thënë ai.
Kuvendi i Kosovës po pret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Vjosa Osmanit që shpërndahu Kuvendin e Kosovës këtë muaj. /Gazeta Express
A po bën fushatë? – Osmani: Jo, po i falënderoj qytetarët për dashurinë që na kanë dhënë për pesë vjet