Kanë mbetur edhe më pak se 48 orë nga ndeshja e shumëpritur e kombëtares shqiptare ndaj Polonisë, në kuadër të “play-offit” për Kupën e Botës 2026.
Mediumi shqiptar “Newsport.al” ka bërë me dije edhe formacionin e mundshëm të kombëtares së Shqipërisë për këtë duel, i cili është përpiluar nga ish-trajneri Gerd Haxhiu.
Sipas Haxhiut, edhe pse sulmuesit Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti po përjetojnë sezon fantastik në ekipet respketive, nuk i shkojnë përshtat filozofisë për nga minuta e parë ndaj polakëve.
Në “llupën” e 53-vjeçarit, Thomas Strakosha nuk diskutohet në portë, ndërsa partneriteti në qendër të mbrojtës do jetë Gjimshiti – Ismajli, shoqëruar nga krahët me Mitajn në të majtë dhe Hysajn djathtas.
Më sipër, pra në mesfushë, Julian Shehu do mbajë profilin e “kontrollorit”, së bashku me Ramadanin dhe Kristjan Asllanin.
Edhe pse Armando Broja nuk vjen nga një moment i mirë te Burnley në Premierligë, për shkak të problemeve fizike dhe mungesës së minutazhit, Gerd Haxhiu nuk ka dyshime, titullar kundër Polonisë në pozitën e “pykës”.
Krahët e repartit ofensiv do mbulohen prej Arbër Hoxhës (e djathtë) dhe Myrto Uzuni (e majtë)./GazetaExpress/