“Miri është bërë hija jote” - Arbër Hajdari debaton me Rogertin - Gazeta Express
string(59) "miri-eshte-bere-hija-jote-arber-hajdari-debaton-me-rogertin"

TV/Film

Gazeta Express

24/03/2026 21:37

“Miri është bërë hija jote” – Arbër Hajdari debaton me Rogertin

TV/Film

Gazeta Express

24/03/2026 21:37

Opinionisti Arbër Hajdari ka debatuar me Rogertin gjatë prime-t të kësaj të marte, kjo pas deklaratave për mendimet e tyre se kush e fiton “Big Brother VIP 5”.

Arbër Hajdari u shpreh se banori së bashku me Mirin flasin vetëm për Selinin, teksa shtoi se e kanë frikë këtë të fundit.

Arbër Hajdari: Miri është bërë hija jote. Mendoj që Miri është i sinqertë kur thotë e fiton Rogerti, gjilpërat kanë qenë të holla që ia ka bërë me kalimin e ditëve. Ju lat nam vetëm për Selinën flisni. E keni frikë.

Rogerti: Po normal që po, për kë do të flasim. Pse nuk ia bën të njëjtat kritika edhe Selin?

Monika: Ça të duhet ty?!

Rogerti: Se dija që Arbri kishte nevojë për ndihmë. Po flas me Arbrin. Doni të na përçani dhe nuk na përçani dot. Nuk na nxjerr as ti as Monika.

Arbër Hajdari: Ti mirë bën, ti i ke futur gjilpërën atij. Ti ishalla i gjen ndonjë dozë që mos të duket në shtëpi, por në marrëdhënien me Selinin, t’i kupën e ke shumë herë më të mbushur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement