Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet “anti-Poloni”, nesër niset për Varshavë - Gazeta Express
string(77) "kombetarja-shqiptare-vazhdon-pergatitjet-anti-poloni-neser-niset-per-varshave"

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 19:41

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet “anti-Poloni”, nesër niset për Varshavë

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 19:41

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e madhe ndaj Polonisë.

Ajo ndeshje do të luhet në kuadër të fazës së “play-offit” të Kupës së Botës në Varshavë.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se në stërvitjen e sotme ekipi ishte i plotë, pasi janë bashkuar edhe tre lojtarët e fundit, ndërkohë që të gjithë lojtarët ndodhen në gjendje të mirë fizike.

“Fokusi i stërvitjes ishte te skemat taktike dhe goditjet standard”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ditën e nesërme, kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Varshavës, ku në mbërritje do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “PGE Narodoëy” në orën 18:00.

Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Sylvinho dhe një lojtar i kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.

Ndeshja Poloni – Shqipëri do të luhet të enjten e 26 marsit, me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement