"Mirë se vini në spektaklin e Edon Zhegrovës" - Gazeta Express
string(43) "mire-se-vini-ne-spektaklin-e-edon-zhegroves"

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 16:56

“Mirë se vini në spektaklin e Edon Zhegrovës”

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 16:56

Ndonëse nuk po ka prani të madhe në fushë për Juventusin, Edon Zhegrova është tejet i pranishëm në rrjetet sociale të klubit italian.

Që nga transferimi i tij në Torino, “Zonja e Vjetër” e ka postuar shumë shpesh yllin e kombëtares së Kosovës, që nga ditët e prezantimit të tij, lëvizjet në fushën e lojës (aq sa kishte mundësi të luante) dhe paraqitjet e tij në stërvitje.

Një postim i tillë erdhi ditën e sotme, me faqen zyrtare të Juventusit që ka postuar një video të veçantë për futbollistin kosovar.

“Mirësevini në spektaklin e Edon Zhegrovës”, ka shkruar Juventusi në “Instagram”.

Në video, Zhegrova shihet duke bërë nxehjet para fillimit të ndeshjes Juventus – Sassuolo.

Në atë përballje, ylli dardan u fut në lojë minutën e 88-të nga banka rezervë, mirëpo që nuk arriti të lë gjurmë dhe kështu Juventusi barazoi 1-1 me Sassuolon e Arijanet Muricit.

Në përgjithësi, Zhegrova nuk po arrin të gjejë hapësira te klubi italian, duke startuar vetëm një herë që nga ardhja e tij në Torino gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai startoi kundër Pafosit në Ligën e Kampionëve, në tetor të vitit 2025, dhe atë u zëvendësua menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë.

Duke marrë tri kompeticionet e mëdha, në të cilat ka luajtur sivjet Juventusi, Zhegrova është paraqitur në vetëm 21 prej tyre, duke zhvilluar vetëm 447 minuta në total.

Zhegrova kaloi te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit nga Lille, për shumën e 15.5 milionë eurove + bonuset, me shifrën që kapte pak mbi 20 milionë euro.

Më herët gjatë karrierës së tij, ylli 26-vjeçar kishte luajtur për Baselin, Genkun në futbollin profesionist, teksa kishte kaluar kohë edhe tek akademitë e St. Truiden e Standard Liege.

Në futbollin kosovar, ai u rrit në akademitë e Flamurtarit dhe Prishtinës.

Zhegrova po ashtu është i ftuar te kombëtarja e Kosovës për ndeshjen e madhe të marsit ndaj Sllovakisë, e cila luhet më 26 mars, me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement