Swoboda për zgjerimin e BE me Ballkanin Perëndimor: I rëndësishëm gjeopolitikisht, por arrihet vetëm me pragmatizëm e gradualisht - Gazeta Express
string(127) "swoboda-per-zgjerimin-e-be-me-ballkanin-perendimor-i-rendesishem-gjeopolitikisht-por-arrihet-vetem-me-pragmatizem-e-gradualisht"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 16:56

Swoboda për zgjerimin e BE me Ballkanin Perëndimor: I rëndësishëm gjeopolitikisht, por arrihet vetëm me pragmatizëm e gradualisht

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 16:56

Politikani austriak dhe ish-europarlamentari, Hannes Swoboda, këtë muaj ka publikuar një shkrim lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Swoboda ka shkruar se një politikë e besueshme e zgjerimit vazhdon të mbetet e nevojshme nga perspektiva gjeopolitike, por që sipas tij mund të arrihet vetëm përmes një integrimi pragmatik dhe gradual.

Kur ka folur për sfidat, ai ka përmendur faktin e shteteve shumë heterogjene në Ballkan Perëndimor, Ukrainë dhe Moldavi, përfshirë konfliktet dypalëshe të pazgjidhura, polarizimin e brendshëm, dhe varfërinë ekstreme.

Swoboda thotë se këto e rrisin dhe formësojnë skepticizmin publik tek shtetet anëtare të BE-së.

Swoboda në këtë shkrim ka potencuar se themelet e BE-së së sotme kanë qenë dhe mbeten të lidhura me fitoren mbi fashizmin, derisa zgjerimi lidhet ngushtë me dështimin e komunizmit.

 “Dhe ashtu si themelimi i BE-së shërbeu për të konsoliduar humbjen e fashizmit, po ashtu zgjerimi shërben për të stabilizuar kapërcimin e suksesshëm të komunizmit.”, ka shkruar ai.

Megjithatë thotë se procesi i zgjerimit nuk ka shkuar ashtu siç është planifikuar dhe s’është përfunduar. Swoboda thotë se vend në BE ka vetëm për shtete që respektojnë parakushtet se në BE s’ka hapësirë për racizëm, ksenofoboi, nacionalizëm apo përçmim ndaj pakicave.

“Ky proces, fatkeqësisht, nuk është zhvilluar siç ishte planifikuar dhe në asnjë mënyrë nuk është i përfunduar. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë. Është e rëndësishme, siç e kam theksuar gjithmonë në këtë kontekst, “që në BE të mos ketë vend për racizëm dhe ksenofobi, as për nacionalizëm dhe përçmim ndaj pakicave … Dhe vetëm një shtet që pajtohet me këtë parim themelor mund të bëhet anëtar i BE-së.” Por nëse këto parakushte përmbushen, asgjë nuk duhet të pengojë anëtarësimin e çdo shteti evropian”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement