Pacolli nxjerr vendim ku kërkon nga gurëthyesit që të bëjnë verifikimin e plotë, u jep 15 ditë afat t’i dorëzojnë dokumentet - Gazeta Express
string(122) "pacolli-nxjerr-vendim-ku-kerkon-nga-gurethyesit-qe-te-bejne-verifikimin-e-plote-u-jep-15-dite-afat-ti-dorezojne-dokumentet"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 15:47

Pacolli nxjerr vendim ku kërkon nga gurëthyesit që të bëjnë verifikimin e plotë, u jep 15 ditë afat t’i dorëzojnë dokumentet

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 15:47

Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se ka nënshkruar një vendin dhe të ‘’pakompromis për vendosjen e rregullit’’ sa i përket gurthyesve në vend.

Pacolli ka bërë të ditur se vendimi në fjalë obligon që të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore, përcjell Gazeta Express.

‘’ ​Operatorët OBLIGOHEN që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së ministrisë. Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda afatit rezulton në humbje të së drejtës për shqyrtim administrativ dhe aktivizon inspektimin e jashtëzakonshëm të menjëhershëm në terren’’, ka shkruar Pacolli.

Postimi:

RREGULL DHE LIGJSHMËRI PËR GURËTHYESIT NË KOSOVË!

​Për vite me radhë, malet dhe peizazhet tona të bukura janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve. Prandaj, sot kam nënshkruar një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor.

​Vendimi OBLIGON të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore.

​Operatorët OBLIGOHEN që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së ministrisë. Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda afatit rezulton në humbje të së drejtës për shqyrtim administrativ dhe aktivizon inspektimin e jashtëzakonshëm të menjëhershëm në terren.

​Pasuria e Kosovës është pasuri e përbashkët, prandaj çdo shfrytëzim i saj duhet të bëhet në përputhje me ligjin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement