Ardita Lala i zbulon në "Express" emrat e yjeve të Premierligës me të cilët ka ndejtë në Angli - Gazeta Express
string(92) "ardita-lala-i-zbulon-ne-express-emrat-e-yjeve-te-premierliges-me-te-cilet-ka-ndejte-ne-angli"

Sport

Gazeta Express

24/03/2026 15:49

Ardita Lala i zbulon në “Express” emrat e yjeve të Premierligës me të cilët ka ndejtë në Angli

Sport

Gazeta Express

24/03/2026 15:49

Aktorja kosovare, Ardita Lala ka qenë të dielën e ftuar në emisionin “Favorit” në T7, ku ndër të tjera e zbuloi një fakt interesant.

Influencerja e njohur ndër të tjera në emision zbuloi se në Angli, ku jeton qe një kohë, kishte ndejtur me futbollistë të Premierligës, por që preferoi të mos përmendte emra përkundër insistimit të moderatores.

Më pas në rrjetet sociale vërshuan komentet, me kureshtjen e komentuesve se për cilët futbollistë bëhet fjalë, shkruan “Gazeta Express”.

E modelja kosovare, e cila kohëve të fundit është bërë shumë virale me komentet e saj kontroverse dhe “open minded”, vendosi t’i përmend emrat e yjeve të Premierligës, me të cilët ka ndejtur në ndeja e organizime të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në emisionin ‘Favorit’ e përmenda se kam ndejtë me lojtarë të Premierligës, por nuk desha të përmendja emra. Por, duke i parë komentet e shumtë në rrjetet sociale dhe kureshtjen e komentuesve për ta ditur se me kënd kam ndejt në ‘party’ të ndryshëm në Angli, atëherë po i zbuloj emrat”, u shpreh Ardita Lala për “Gazeta Express”.

“Në njërën prej ndejave, bashkë me shoqërinë time kemi ndejtë me David Beckhamin, i cili gjithashtu ishte me shoqërinë e tij. E në një party tjetër, e kam pasur rastin të rri edhe me Eden Hazardin. Duke e pasur parasysh se jam tifoze e flaktë e Chelseat, për mua ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme takimi me të”, vazhdoi aktorja kosovare.

Në emisionin “Favorit”, ajo u shpreh e bindur dhe optimiste se Kosova do të kualifikohet në Botërorin 2026, ndërsa u zotua se, nëse kjo do të ndodhë, ajo do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i mbështetur Dardanët. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement