Kosova e zhvilloi stërvitjen e dytë, optimizëm tek Dardanët - Gazeta Express
string(9) "3055963-2"

Sport

Gazeta Express

24/03/2026 15:30

Kosova e zhvilloi stërvitjen e dytë, optimizëm tek Dardanët

Sport

Gazeta Express

24/03/2026 15:30

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Atmosfera në stërvitje ka qenë sërish shumë pozitive, me futbollistët që kanë treguar përkushtim maksimal dhe i kanë zbatuar me disiplinë detyrat taktike të përzgjedhësit Franco Foda.

Stërvitja e fundit para përballjes me Sllovakinë do të zhvillohet nesër në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas ekipi udhëton drejt Bratisllavës, ku të enjten zhvillohet ndeshja. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement