Krim i rëndë në familje, burri vret gruan dhe më pas veten në Fier të Shqipërisë - Gazeta Express
string(79) "krim-i-rende-ne-familje-burri-vret-gruan-dhe-me-pas-veten-ne-fier-te-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 15:48

Krim i rëndë në familje, burri vret gruan dhe më pas veten në Fier të Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 15:48

Një krim i rëndë në familje ndodhi në Shqipëri, kur burri vrau gruan dhe më pas veten.

Ngjarja ka ndodhur në Kuman të Roskovecit, në Fier, pasditen e sotme.

Nga hetimet paraprake mësohet se krimi është kryer me armë zjarri pushkë, por rrethanat dhe motivet nuk janë zbardhur ende.

Krimi ka ndodhur rreth orës 14:30. Autori që gjithashtu mbeti viktimë është Shefit Rrapaj, kurse viktima është Dashuri Rrapaj.

“Shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, thanë burime zyrtare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement