“Kësaj radhe nuk pati përqafim mes Osmanit dhe Pecit, edhe Gërvallën e injoroi”, gazetari jep detaje për pritjen që iu bë presidentes sot - Gazeta Express
string(133) "kesaj-radhe-nuk-pati-perqafim-mes-osmanit-dhe-pecit-edhe-gervallen-e-injoroi-gazetari-jep-detaje-per-pritjen-qe-iu-be-presidentes-sot"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 13:01

“Kësaj radhe nuk pati përqafim mes Osmanit dhe Pecit, edhe Gërvallën e injoroi”, gazetari jep detaje për pritjen që iu bë presidentes sot

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 13:01

Gazetari Urall Boshnjaku ka dhënë detaje për takimin me që presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme me Faton Pecin, gjatë një vizite në Mitrovicën Jugore.

Gazetari, i ftuar në Kosova Live, tha se përshëndetja mes Osmanit dhe Pecit ishte ‘’krejt e ftohtë’’.

‘’Kujtojmë ato pamjet dikur kur përqafoheshin dikur mes vete Peci me Osmanin, e kësaj radhe nuk pati përqafim, ishte një përshëndetje krejt e ftohtë, ku e pyeti ‘’përshëndetje, si je kryetar’’, dhe me kaq përfundoi biseda fillestare mes tyre. Në momentin kur i foli Gëvalles, Vjosa Osmani i foli në mënyrë shumë të ftohtë, gjersa Gërvalla e priti me një buzëqeshje në fytyrë, për ta kamofluar disi tërë situatën e acaruar mes këtyre palëve. Gërvalla filloi t’i bënte muhabet, por siç vërehet në videon e publikuar, shihet që Osmani e injoroi edhe aty. Gjë që është një tregues që Osmani megjithatë ka arritur t’i ruaj pak më mirë raportet me Pecin. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement