Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u realizuan dy programe rehabilituese - “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale” - Gazeta Express
string(123) "ne-qendren-e-paraburgimit-ne-prishtine-u-realizuan-dy-programe-rehabilituese-menaxhimi-i-zemerimit-dhe-shkathtesite-sociale"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 12:53

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u realizuan dy programe rehabilituese – “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 12:53

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë janë realizuar me sukses dy programe rehabilituese, “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”, të udhëhequra nga zyrtarët socialë të kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se këto programe synojnë zhvillimin e aftësive personale dhe sociale të të burgosurve, duke ndikuar drejtpërdrejt në kontrollin e emocioneve, përmirësimin e sjelljes dhe marrjen e vendimeve të përgjegjshme.

“Ndihmojnë pjesëmarrësit jo vetëm gjatë qëndrimit në institucion, por edhe në përgatitjen për jetën pas lirimit. Certifikatat u dhuruan nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ridvan Hoti, Drejtoresha për Trajtim, Trendelina Qorraj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit në QP Prishtinë, Salih Ademi”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement