Haradinaj rrëfen momentet në Betejën e Gllogjanit: I mora katër plagë, edhe sot shihen - Gazeta Express
string(84) "haradinaj-rrefen-momentet-ne-betejen-e-gllogjanit-i-mora-kater-plage-edhe-sot-shihen"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 12:28

Haradinaj rrëfen momentet në Betejën e Gllogjanit: I mora katër plagë, edhe sot shihen

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 12:28

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar momentin e plagosjes së tij nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.

Në emisionin “Histori e patreguar” në Klan Kosova, Haradinaj tha se policin serb e kishte ngatërruar me babanë e tij, pasi luftimet ishin intensive në Gllogjan dhe si pasojë e tymit, të shihje ishte paska e vështirë.

“Ka mundur të ishte kah mesdita, ndoshta nga ora 13:00. Si patëm ardh ne këtu, jam plagos sepse luftimet kanë qenë shumë intensive, dhe në një dritare përballë, kur gjujshin, kishte edhe tym shpesh, nuk ka qenë shikimi aq i mirë. Babën e kam pasur në shtëpinë përballë, dhe unë t’u mendu që baba, ai kish qenë i Serbisë, polic”, u shpreh Haradinaj.

“Unë po ia bëj, o plak unë jam, ai po ma fut [në dorrë], dhe ka ma heq dorën prej kontrolli. Dhe me gjithë këto që ndodhën, unë thosha mos gjuaj se jam unë, Ramushi. Nuk u shihke. Kur ia ka fut edhe të dytën herë, e kam pa, por ka qenë pak vonë, sepse më kapi në kukë. Mi ka bërë katër plagë hyrëse, ende i kam ato plagë dhe shihen ende”, tha ai

Advertisement
Advertisement
Advertisement