Rritja e çmimeve, Muharremi: A jeni në shkollë fillore apo jeni qeveritarë? - Gazeta Express
string(72) "rritja-e-cmimeve-muharremi-a-jeni-ne-shkolle-fillore-apo-jeni-qeveritare"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 12:20

Rritja e çmimeve, Muharremi: A jeni në shkollë fillore apo jeni qeveritarë?

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 12:20

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve në vend.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar derisa qeveritë në Europë po mblidhen për të marrë masa për menaxhimin e krizës së çmimeve, Qeveria  Kosovës po publikon fotografi me tortë për ditëlindje.

Madje, ai ka pyetur qeveritarët se a janë në shkollë fillore apo janë qeveritarë.

“A jeni hajgarexhi apo qeveritarë? Veç edhe “Happy Birthday to You” me video me këndu, e u kry puna, se ashtu zgjidhen krizat dhe menaxhohet shteti.

Ndërkohë, vendi po digjet nga çmimet që po shpërndahen në sektorë të ndryshëm e ju asnjë masë nuk e keni marrë, vetëm arsyetime koti që tregojnë mungesën e kompetencës dhe seriozitetit që po kalojmë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

A jeni në shkollë fillore apo jeni qeveritarë?

Njerëzit po mendojnë që qeveria është mbledhë për me pa çfarë masash me ndërmarrë, si çdo qeveri normale në rajon e në Europë, për me menaxhu krizën e çmimeve..

E ju çka po bëni e publikoni? Foto me tortë për ditëlindje. Haj medet çfarë njërëzish kokan kta.

A jeni hajgarexhi apo qeveritarë? Veç edhe “Happy Birthday to You” me video me këndu, e u kry puna, se ashtu zgjidhen krizat dhe menaxhohet shteti.

Ndërkohë, vendi po digjet nga çmimet që po shpërndahen në sektorë të ndryshëm e ju asnjë masë nuk e keni marrë, vetëm arsyetime koti që tregojnë mungesën e kompetencës dhe seriozitetit që po kalojmë.

E rritja e çmimit të rrymës, përpos naftës, për herë të katërt veç sa ska ndodhë..  Këto krejt ende nuk janë reflektu në treg, përkundër cmimeve astronomike tashmë. Fjala është për fenomene që kanë me ndodhë pas shumë shtresave të inflacionit që nga vitit 2022.

Pra baza dhe niveli e situata jonë është super i nxehtë aktualisht, gati me shpërthy.

E ju… jeni mbledhë e po hani tortë.

Ky pra është mesazhi që po e jepni e që nënkupton se nuk e keni seriozisht as menaxhimin e ekonomisë, as qeverisjen, as të tashmën e të ardhmën e Kosovës. E as nuk mërziteni për njerëzit e popullin të cilëve jeta po ju bëhet secilën ditë më e papëballushme derisa Kosova po zbrazet e bizneset po gjunjëzohen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement