Sllovaki – Kosovë, UEFA i cakton referët e ndeshjes historike të Dardanëve - Gazeta Express
string(71) "sllovaki-kosove-uefa-i-cakton-referet-e-ndeshjes-historike-te-dardaneve"

Sport

Gazeta Express

24/03/2026 12:03

Sllovaki – Kosovë, UEFA i cakton referët e ndeshjes historike të Dardanëve

Sport

Gazeta Express

24/03/2026 12:03

Kombëtarja e Kosovës do të luajë të enjten mbrëma ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

E UEFA sot i ka zyrtarizuar referët e përballjes që do të luhet në Bratisllavë, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshjen do ta drejtojë referi norvegjez, Espen Eskas, i asistuar nga bashkëkombësit e tij, Jan Erik Engan dhe Isak Elias Bashevkin.

Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë skocezi Nicholas Walsh, e atyre nga sistemi VAR do t’ju asistojnë holandezët Rob Dieperink dhe Clay Ruperti.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet të enjten mbrëma duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement