Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet në Tiranë 50-vjeçari - Gazeta Express
string(67) "ne-kerkim-per-trafik-droge-ne-itali-arrestohet-ne-tirane-50-vjecari"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 10:32

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet në Tiranë 50-vjeçari

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 10:32

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Forcat Operacionale të Shqipërisë pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Policia bën me dije se shtetasi Bledar Mansaku kërkohej nga Italia pasi ishte dënuar me 7 vite burg për trafik lëndësh narkotike. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.”, thotë policia në njoftim.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement