Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza - Gazeta Express
string(69) "maqedonci-kuvendi-jo-funksional-pengese-per-dergimin-e-fsk-se-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 10:04

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 10:04

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se mosfunksionim aktual i Kuvendit të Kosovës është duke paraqitur pengesa në përgatitjet për dërgimin e FSK-në në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Ai ka thënë se janë në fazën e përgatitjeve fillestare, por se vendimi i Qeverisë duhet të miratohet edhe në Kuvend.

“Mungesa e funksionalitetit të Kuvendit të Kosovës, përveç shumë pengesave që i bënë zhvillimit të përgjithshëm është duke u bërë pengesë për mosdërgimin e FSK-së në Gaza. Ende jemi në fazën e përgatitjeve, mirëpo është procedurë, por na duhet vendimi në Qeveri, ky vendim pastaj kalon në Kuvend, pastaj me shumicë votash Kuvendi e mandaton FSK-në për të marrë pjesë në Gaza dhe në fund përcillet tek presidenti/presidentja për aprovim”, ka thënë Maqedonci në një intervistë në Tëvë1.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se për dërgimin e FSK-së në Gaza ka pasur koordinim mes Qeverisë dhe Presidences dhe institucioneve të tjera.
Ai ka treguar edhe për numrin e ushtarëve që do të dërgohen në Gaza dhe përbërjen e tyre.

“Do të dërgojmë mbi 20 ushtarë fillimisht, do të jenë ushtarake të fushave të ndryshme, dominimi do të jetë më shumë që është një specialitet tashmë i FSK-së, do të kemi oficerë dhe nënoficerë nga operacionet speciale, por gjithashtu do të kemi oficerë planifikues që do të jenë të atashuar në komandën e forcës stabilizuese, por do të kemi edhe ekipe mjekësore të cilat do të jenë pjesë e ketij kontingjenti të FSK-së”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë mision ka rëndësi të veçantë, pasi përveç kontributit në paqe e siguri, ky mision është miratuar në OKB dhe Kosova merr pjesë në një mision të OKB-së pa qenë anëtare e saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement