Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për kanosjen e dëshmitarit bashkëpunues në rastin “Brezovica” - Gazeta Express
string(97) "kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit-per-kanosjen-e-deshmitarit-bashkepunues-ne-rastin-brezovica"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 9:29

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për kanosjen e dëshmitarit bashkëpunues në rastin “Brezovica”

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 9:29

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.K., nën dyshimin për kanosjen e dëshmitarit bashkëpunues në rastin “Brezovica”.

I pandehuri dyshohet se ka kanosur të dëmtuarin A.Q., se do ta vrasë derisa ishte në një dasmë me familjarë, rap.

Në njoftim thuhet se i pandehuri R.K., në rastin “Brezovica” ku ka dëshmuar A.Q., ngarkohet për “Shmangie nga tatimi”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë më 21 Mars 2026, në restaurantin “Mero” cili gjendet në fshatin Uglar, komuna – Fushë Kosovë, i pandehuri R.K., ka kanosur seriozisht se do ta vras të dëmtuarin A.Q., i cili është dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si “Brezovica” , në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ka qenë në një dasëm me familjarë, i pandehuri i cili nuk ishte mysafirë në këtë dasëm ka hyrë në tualet pas tij dhe ka kanosur me fjalët se “vetëm qenke me fëmijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan”, i cili kërcënim ka shkaktuar ankth dhe frikë tek i dëmtuari i cili në procedurën penale në rastin “Brezovica” ka dhënë dëshmi në cilësi të dëshmitarit bashkëpunës kundër disa të pandehurve e në mesin e të cilit ka qenë edhe i pandehuri R.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Shmangia nga tatimi”, njofton Prokuroria.

Andaj, sipas Prokurorisë, R.K., me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale“ nga neni 387 të Kodit Penal.

“Po ashtu, ndaj të pandehurit R.K., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njejtë, ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën në kundërshtim me Ligjin për armët nga neni 05/L-022, me këtë do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement