Autoritetet kosovare janë ende në kërkim të të dyshuarit për plagosjen e një zyrtari të Inspektoratit Policor të Kosovës, rast ky që ndodhi mbrëmjen e së hënës te “Rruga B” në Prishtinë.
Bazuar në njoftimin zyrtar, i dyshuari është identifikuar, megjithatë ende nuk është kapur nga policia.
Raporti policor
Rr. “Jakov Xoxa”, Prishtinë / 23.03.2026 – 20:45. Njësitë policore i janë përgjigjur një rasti për të shtëna me armë zjarri dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën mashkull kosovar, i cili ishte i plagosur. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili ndodhet në kërkim policor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.