Sonte rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një hetues i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), i cili më pas u dërgua për trajtim mjekësor.
Arbër Beka, zëdhënës në IPK, tha për Gazetën Express se incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.
Konfirmimi i plotë:
IPK ju konfirmon se nê incidentin e raportuar sot reth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së.
Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.
Aktualisht policia dhe Prokuroia kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe ndodhet në kërkim të tij.