Raportohet se një orë para tragjedisë në Majac, Ardita dhe Ilazi pinë kafe në një lokal pastaj u nisën me veturë - Gazeta Express
string(111) "raportohet-se-nje-ore-para-tragjedise-ne-majac-ardita-dhe-ilazi-pine-kafe-ne-nje-lokal-pastaj-u-nisen-me-veture"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 20:06

Raportohet se një orë para tragjedisë në Majac, Ardita dhe Ilazi pinë kafe në një lokal pastaj u nisën me veturë

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 20:06

Rrjedha e krimit që ndodhi të dielën mbrëma në Majac të Podujevës po merr një kthesë tjetër.

Klankosova.tv raporton se e dyshuara tashmë e ndjerë, Ardita Gashi, e cila vrau Ilaz Brahimin dhe gruan e axhës, Miradije Gashin, një orë para krimit kishte pirë kafe në një lokal me të dashurin e saj, 45-vjeçarin nga Obiliqi.

Sipas informatave që redaksia i ka siguruar, Ardita dhe Ilazi kishin hyrë të tensionuar në një kafene dhe aty kanë qëndruar për rreth një orë. Po ashtu, çifti tashmë i ndjerë kanë pirë nga tre kafe dhe herë pas here kanë folur me tone të larta.

Redaksia, ndër të tjera, ka mësuar se në momentin e pagesës, të dy janë ngritur në këmbë, ndërsa Ardita kishte lënë çantën e dorës në karrigen pranë tavolinës ku kishin pirë kafe. Menjëherë pas pagesës, ajo ishte kthyer për ta marrë.

Pasi 31-vjeçarja dhe 45-vjeçari kanë dalë nga lokali, janë nisur drejt veturës së tipit Volkswagen me ngjyrë të bardhë (targat e së cilës Klankosova.tv i ka siguruar). Fillimisht, Ardita ishte ulur në sediljen e përparme, por sipas burimeve, pas vetëm pak minutash ajo kishte kaluar në pjesën e pasme të veturës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement