“Community Shield” zhvendoset në Uells, pasi “Wembley” është i rezervuar nga The Weeknd - Gazeta Express
string(82) "community-shield-zhvendoset-ne-uells-pasi-wembley-eshte-i-rezervuar-nga-the-weeknd"

Futboll

Gazeta Express

23/03/2026 19:40

“Community Shield” zhvendoset në Uells, pasi “Wembley” është i rezervuar nga The Weeknd

Futboll

Gazeta Express

23/03/2026 19:40

Stadiumi “Wembley” nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen tradicionale hapëse të sezonit futbollistik në Angli.

Edicioni i ardhshëm i “Community Shield” do të zhvillohet në qytetin e Kardifit, për shkak se stadiumi “Wembley” është rezervuar.

Ndeshja hapëse e sezonit në Angli zhvillohet një javë para fillimit të kampionatit të ri të Premierligës, duke vënë përballë kampionët e sezonit të kaluar me fituesit e FA Cup.

“Wembley”, shtëpia e futbollit anglez, zakonisht është nikoqiri tradicional i kësaj ndeshjeje, por tashmë është rezervuar nga artisti The Weeknd më 16 gusht 2025.

Kjo do të thotë se ndeshja do të luhet në stadiumin kombëtar të Uellsit, “Principality Stadium”.

Një deklaratë nga Federata Angleze konfirmoi: “Për shkak të ndryshimeve në kalendarin e futbollit 2026-27, sezoni i ardhshëm i Premierligës do të fillojë në fundjavën e 22 gushtit, dhe ‘Wembley’ i lidhur me ‘EE’ nuk është i disponueshëm më 15 dhe 16 gusht për shkak të koncerteve të planifikuara më pare”.

Ylli kanadez i muzikës pop, The Weeknd, ka rezervuar pesë netë në “Wembley”, nga 14 deri më 19 gusht për turneun e tij “After Hours Til Dawn”.

Aktualisht, “Wembley” nuk ka asnjë ngjarje të rezervuar për fundjavën paraprake, kur zakonisht zhvillohet “Community Shield”.

Por, me shtyrjen e fillimit të sezonit të ri të Premierligës për një javë, pjesërisht për shkak të Kupës së Botës 2026 të zgjatur, datat nuk përputhen më që “Wembley” të mikpresë “Community Shield”.

Arsenali aktualisht është favoriti për të fituar si Premierligën, ashtu edhe FA Cup, dhe kështu të sigurojë biletën e tij për Kardif.

Nëse “Gunners” fitojnë të dy kompeticionet, atëherë fituesit e Premierligës do të përballen me nënkampionët në Uells./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement