“E shoh në hall të madh...” - Ish-banorja e BBV 3 për Brikenën - Gazeta Express
string(55) "e-shoh-ne-hall-te-madh-ish-banorja-e-bbv-3-per-brikenen"

TV/Film

Gazeta Express

23/03/2026 18:45

“E shoh në hall të madh…” – Ish-banorja e BBV 3 për Brikenën

TV/Film

Gazeta Express

23/03/2026 18:45

“Brikena nuk e duron dot Mateon, nuk është në shijet e saj”

Aktorja e njohur, Julia Ilirjani, ishte ditën e sotme e ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ku ka komentuar ngjarjet më të forta të ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Kur erdhi radha te dy banorët, Brikena dhe Mateo, të cilët po njihen dhe kanë shprehur pëlqim ndaj njëri-tjetrit, Julia u shpreh se e sheh banoren në hall të madh.

Sipas ish-banores së edicionit të tretë të reality show-t, Brikena nuk e duron dot Mateon. Ajo shton se banoja është e lodhur nga prania e tij.

“E shoh në hall të madh, nuk e duron. Mateo është djalë i mirë. Kam përshtypjen që Brikena do tip tjetër të një djali, më të fortë dhe që merr vendime. Edhe kur e do dikë, njeriu ka momente që respekton edhe veten e vet. Ne gratë duam burra që dikush që të do, të respekton, por jo që të t’a bëjë rrafsh për çdo gjë.

Brikena nuk e duron dot Mateon, nuk është në shijet e saj. Është lodhur nga prania e tij, nuk e thotë se ka hyrë për të luajtur, e ka tërhiq e mos e këput. Kur të dalë do t’i bëjë bllok dhe delete”, u shpreh Julia Ilirjani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement