“Emri im do ishte Selin…”- Rogerti zbulon kush do që të fitojë BBV 5 - Gazeta Express
string(64) "emri-im-do-ishte-selin-rogerti-zbulon-kush-do-qe-te-fitoje-bbv-5"

TV/Film

Gazeta Express

23/03/2026 18:41

“Emri im do ishte Selin…”- Rogerti zbulon kush do që të fitojë BBV 5

TV/Film

Gazeta Express

23/03/2026 18:41

“Ka patur gjithmonë një tonalitet shumë të qetë dhe një njeri që ka ditur me qenë fleksibël me lojtarët e vështirë si puna ime dhe Juelës”

Vëllai i Madh ka futur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” një zarf të bardhë, ku secili nga banorët do të thoshte emrin që ata dëshirojnë që të fitojë këtë edicion të reality show-t.

Banorët nuk duhet të thonë emrin e tyre si dhe duhet të argumentojnë zgjedhjen që bëjnë.

“Banorë, rrugëtimi juaj në këtë shtëpi po i afrohet fundit dhe çdo ditë që kalon, gara bëhet edhe më e fortë. Në këto momente është koha për reflektim të sinqertë. Vëllai i Madh iu fton që sipas krahur orar, një nga një të shprehni mendimin tuaj mbi pyetjen ‘kë do të dëshiroje të fitoje Big Brother VIP dhe pse?’. Sigurisht pa përfshirë veten tuaj. Tregohuni të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe argumentoni zgjedhjen tuaj”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Rogerti i nisi fjalën e tij duke thënë se emri i tij mund të ishte Selin, por në këtë rast nuk është pasi sipas tij, ajo ka degraduar në këto 60 ditë që ai është në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Më pas Rogerti shton se sipas tij, fituesi i këtij edicioni është vetëm Miri. Ai shton se banori nuk ka ofenduar asnjë aty dhe ka qenë fleksibël me banorët e vështirë si puna e tij dhe e Juelës.

“Meqenëse unë jam këtu para banorëve dhe shqiptarëve, emri im që mund të ishte, po të ishte sjellë si lojtare, do ishte Selin. Por në këtë rast nuk është, sepse ka degraduar në 60 ditë që kam ardhur unë këtu. E emri i vetëm që mendoj unë që mund të fitojë Big-un është vetëm Miri. Pse? Për arsyen se ai nuk ka ofenduar asnjë këtu. Ka patur gjithmonë një tonalitet shumë të qetë dhe një njeri që ka ditur me qenë fleksibël me lojtarët e vështirë si puna ime dhe Juelës. E rëndësishme është se Mirin sado t’a ulin, Miri vetëm me sjelljen e tij dhe edukatën që ka ai, është e vetmja arsye që unë them duhet t’a fitojë. Por mos harroni, nëse kjo do ishte një shkollë, Miri do ishte top. Po kjo është Big Brother e çdo gjë ndodh. Miri t’a gëzofsh”, u shpreh Rogerti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement