Trepça ka arritur marrëveshje me trajnerin boshnjak, Adis Beciargic edhe për një sezon tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ky rinovim vjen ende pa mbaruar pjesa e rregullt e sezonit ku “Xehetarët” prijnë bindshëm në tabelën e klasifikimit me 22 fitore e vetëm tri humbje.
Po ashtu këtë sezon, skuadra mitrovicase ishte fituese e Kupës së Kosovës.
Që nga trajneri e tij në verën e vitit 2023, Trepça i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, duke përfshirë dy herë titullin kampion.
Trepça me Adisin në krye synon edhe këtë vit të përsëris suksesin e vitit të kaluar duke fituar titullin për të tretin vit radhazi.
Boshnjaku më herët ka drejtuar edhe Yllin e Pejën, ku me suharekasit ka pasur suksese të jashtëzakonshme duke u shpallur kampion dy herë radhazi.
Adisi është i njohur për karakterin dhe taktikat e tij të jashtëzakonshme, si dhe për mentalitet fitues.
Ai ka qenë kryetrajner i Bosnjës po ashtu, ku ka arritur deri në 1/8 së finales në Kampionatit Evropian./GazetaExpress/