Bajrami publikon postimin e dikurshëm të Kurtit ku ankohej për naftën e shtrenjtë: A s'po ndjeheni të mashtruar?! - Gazeta Express
string(109) "bajrami-publikon-postimin-e-dikurshem-te-kurtit-ku-ankohej-per-naften-e-shtrenjte-a-spo-ndjeheni-te-mashtruar"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 17:46

Bajrami publikon postimin e dikurshëm të Kurtit ku ankohej për naftën e shtrenjtë: A s’po ndjeheni të mashtruar?!

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 17:46

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami reagoi ndaj “komenteve me gjuhë vulgare” në një postim të saj në Facebook ku kishte kritikuar qasjen e qeverisë ndaj rritjes së çmimeve të naftës.

Në një reagim të ri, Bajrami publikoi një postim të kryeministrit Albin Kurti, i cili në vitin 2018 ankohej se çmimi prej 1.20 euro e një litri naftë “kurrë s’ka qenë më shtrenjtë.

“Për të gjithë ata që nuk u pajtuan pa e lexuar fare postimin tim të fundit dhe u shfryen në komente me gjuhë vulgare, që ku po ju lë një postim të Albinit në vitin 2018, lexone se besoj ju ka marrë malli. Dhe me tregoni a s’po ndjeheni të mashtruar?!”, shkroi Bajrami.

“PS. Për fermerët që i paska përmendë atëbotë do të shkruaj një ditë tjetër, se si subvencionet e vonuara po ua merr ATK-ja me gjoba. Shkoni e pyetni fermerët si ju ka ndryshu gjendja prej që ka ardhë Albini në qeveri? A për xhipa të qeverisë nuk komentoj, se realiteti s’do koment”, shtoi ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement