Forca e Sigurisë së Kosovës është bashkuar me shtetet partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026”, që po zhvillohet në Gjermani. Në këtë aktivitet, FSK-ja, përmes një skuadre transporti nga Komanda e Logjistikës, po realizon operacione duke qenë e integruar plotësisht në strukturat e ushtrisë gjermane, sipas një postimi të faqes zyrtare të FSK-së në Facebook.
Ushtrimi fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike në klasat I, III dhe V. Pjesëtarët e Komandës së Logjistikës po operojnë me automjetet e tyre logjistike, duke dëshmuar profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri në mjedis ndërkombëtar.
Ky aktivitet pasqyron gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në operacione ndërkombëtare dhe fuqizon bashkëpunimin me partnerët ushtarakë.
Postimi i plotë i FSK-së:
“FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani
Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar shteteve partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026”, i cili po realizohet në Gjermani. Në këtë ushtrim, FSK-ja, me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës, po realizon operacione duke qenë e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane.
Ky ushtrim ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike në klasat I, III dhe V. FSK-ja po operon me automjetet e saj logjistike, duke qenë plotësisht e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane.
Përmes këtij ushtrimi, pjesëtarët e Komandës së Logjistikës po realizojnë me sukses detyra të mbështetjes në transport, duke dëshmuar profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri në mjedis ndërkombëtar.”