Foda: S’do ta kemi të lehtë ndaj Sllovakisë, por duam të luajmë në finale - Gazeta Express
string(70) "foda-sdo-ta-kemi-te-lehte-ndaj-sllovakise-por-duam-te-luajme-ne-finale"

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 12:14

Foda: S’do ta kemi të lehtë ndaj Sllovakisë, por duam të luajmë në finale

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 12:14

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda shprehet optimist para ndeshjes me Sllovakinë.

Trajneri gjerman u paraqit sot në konferencë për shtyp ku foli për duelin e së enjtes, i vlefshëm për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026, shkruan “Gazeta Express”.

Ndonëse e pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë, ai insiston se Dardanët i kanë idetë e qarta – e duan finalen e “play-off”-it.

“Jemi të vetëdijshëm se s’do të jetë e lehtë, Sllovakia e ka një ekip të fuqishëm, luan me kundërsulme të rrezikshme. Ne kemi treguar se edhe si mysafirë dimë të luajmë dhe të fitojmë atje. I kemi tri ditë për t’u përgatitur intensivisht, sigurisht se duam të luajmë në finale. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe në dorën tonë për të fituar në Sllovaki”, deklaroi fillimisht Foda, i cili foli edhe për gjendjen e futbollistëve.

“Lojtarët janë në topformë. Do të punojmë në aspektin taktik pasi fizikisht janë mirë. Do t’ju tregojmë se si duhet të luajnë ndaj Sllovakisë, se çfarë zgjidhjesh kemi kundër një ekipi si Sllovakia, se si duhet të veprojmë në fushë”, shtoi Foda. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement