Muriç dhe Gjimshiti në Ekipin e Javës në Itali - Gazeta Express
string(46) "muric-dhe-gjimshiti-ne-ekipin-e-javes-ne-itali"

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 10:51

Muriç dhe Gjimshiti në Ekipin e Javës në Itali

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 10:51

Dy futbollistët shqiptarë, Arijanet Muriç dhe Berat Gjimshiti janë përfshirë në Ekipin e Javës në Itali.

Portieri i Kombëtares së Kosovës e bëri një paraqitje fantastike në barazimin e Sassuolos me Juventusin, shkruan “Gazeta Express”.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi e priti penalltinë e Manuele Locatellit në fund të ndeshjes për t’ia siguruar një pikë ekipit Gjelbërezi.

Për këtë, faqja e specializuar, Sofascore e ka përfshirë gardianin e Kosovës në formacionin ideal të javës në Serie A për xhiron e 30-të, ndërsa i ka dhënë notë mjaft të lartë – 8.7.

E në mesin e më të mirëve të javës në Itali është edhe qendërmbrojtësi i pakalueshëm i Atalantas, Berat Gjimshiti.

Përfaqësuesi shqiptar, i cili shkëlqeu në fitoren 1:0 ndaj Veronës, u vlerësua me notën 8.0. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement