Veton Tusha, “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(37) "veton-tusha-ylli-i-javes-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 10:43

Veton Tusha, “Ylli i Javës” në Superligë

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 10:43

Veton Tusha është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollisti i Dritës e shënoi golin e fitores në Derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit duke ia siguruar ekipit Bardhekaltër shkëputjen ndaj Ballkanit, i cili paraprakisht u mposht nga Prishtina.

Tushën si lojtarin më të mirë të javës së 26-të e vlerësoi Komisioni i Veteranëve të Futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi mori këtë çmim, Tusha u shpreh mjaft i lumtur.

“Derbi është gjithmonë i vështirë, por jam i lumtur që e kemi fituar. Atmosfera në skuadrën tonë është shumë e mirë dhe do të luftojmë nga xhiro në xhiro që në fund të kurorëzohemi me titullin kampion. Ky çmim i dedikohet ‘Intelektualëve’. Falënderoj bashkëlojtarët e mi, stafin e trajnerëve dhe familjen time që gjithmonë më qëndrojnë afër”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement