Protesta e opozitës/ Avokati i Popullit: Ka raportime për dhunë policore, thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje - Gazeta Express
string(115) "protesta-e-opozites-avokati-i-popullit-ka-raportime-per-dhune-policore-thirrje-forcave-te-rendit-per-vetepermbajtje"

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2026 10:11

Protesta e opozitës/ Avokati i Popullit: Ka raportime për dhunë policore, thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2026 10:11

Avokati i Popullit, ka publikuar një raport paraprak mbi zhvillimin e protestës së opozitës një ditë më parë (22 mars), ku thuhet se ka raportime për dhunë policore dhe mungesa protokollesh në përdorimin e gazit lotsjellës.

Njoftimi:

Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e diel në kryeqytet.

Grupi i punës së institucionit, vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.

Nga të dhënat paraprake, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.

Raporti e detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.

Avokati i Popullit, gjen rastin të theksojë se ndërsa inkurajon vetëm tubimet paqësore, i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.

Gjithashtu, thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave, si gazi lotsjellës apo uji.

Advertisement
Advertisement
Advertisement