PD 3 orë protestë me tensione/ Hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve, 15 persona të arrestuar në kryeqytet, nis procedimi penal për Klevis Balliun - Gazeta Express
string(144) "pd-3-ore-proteste-me-tensione-hedhja-e-molotoveve-dhe-fishekzjarreve-15-persona-te-arrestuar-ne-kryeqytet-nis-procedimi-penal-per-klevis-balliun"

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2026 10:10

PD 3 orë protestë me tensione/ Hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve, 15 persona të arrestuar në kryeqytet, nis procedimi penal për Klevis Balliun

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2026 10:10

15 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike.

Policia ka nisur procedimin penale edhe për deputetin demokrat Klevis Balliu, pas protestës që përshkallëzoi në tensione mbrëmjen e djeshme.

Sipas autoriteteve, gjatë protestës u hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të institucioneve, si Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës dhe zona pranë Bankës së Shqipërisë, ku ndodhet edhe selia e Partia Socialiste.

Nga përplasjet, gjashtë efektivë policie mbetën të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

Mes personave të shoqëruar nga policia ka pasur edhe të mitur, të cilët janë lënë të lirë pas procedurave.

Njoftimi i plotë:

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 24 shtetas.

Arrestohen 15 prej tyre dhe procedohen penalisht 9 prej tyre.

Gjatë tubimit u dëmtuan 6 punonjës policie.

Më datë 22.03.2026, rreth orës 18:00, gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtu, ata kanë hedhur në drejtim të tyre dhe ndaj disa institucioneve lëndë djegëse (molotovë). Si pasojë, 6 punonjës Policie mbetën të dëmtuar gjatë tubimit dhe morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Si dhe janë shkaktuar dëmtime në godinat përkatëse, janë djegur disa kosha mbeturinash, si dhe është djegur 1 automjet policie.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 24 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit O. K., 43 vjeç; M. J., 53 vjeç; S. D., 48 vjeçe; E. H., 22 vjeç; A. M., 50 vjeç; A. K., 55 vjeç; A. K., 58 vjeç; K. T., 34 vjeç; F. D., 34 vjeç; H. D., 36 vjeç; Xh. T., 40 vjeç; Xh. K., 30 vjeç; E. T., 21 vjeç; I. Xh., 33 vjeç; dhe L. G., 19 vjeç.
-nisi procedimi penal për shtetasit: K. M, E. H, L. M dhe për 5 shtetas të mitur.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., deputet, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement