Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka ndarë për vite me radhë informacione konfidenciale nga takimet e Këshillit të Bashkimit Europian lidhur me Rusinë, sipas një hetimi të Washington Post.
Sipas raportit, që citon burime evropiane, ai ka komunikuar shpesh me homologun rus Sergei Lavrov për ta informuar mbi diskutimet brenda BE-së.
Burime pretendojnë se gjatë pushimeve në takime, ministri hungarez telefononte zyrtarët rusë për të përcjellë detaje dhe për të dhënë sinjale mbi qëndrimet e liderëve evropianë.
Pas këtyre pretendimeve, kryeministri polak është shprehur se të tilla akuza nuk janë befasuese, duke lënë të kuptohet se dyshime të tilla kanë ekzistuar prej kohësh.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm hungarez i ka mohuar katekorigisht akuzat duke i cilësuar si lajme të rreme me prapavijë politike në prag të zgjedhjeve parlamentare në Hungari.
Ndërkohë, raportimet e tjera flasin edhe për një operacion të shërbimeve ruse që synonte të ndikonte situatën politike në vend në një kohë kur sondazhet tregojnë avantazhet e opozitës përpara votimeve të 12 prillit.