Analisti Visar Ymeri e ka cilësuar të paligjshme marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
Reagimi i tij vjen pas njoftimit për lehtësira të përkohshme, përfshirë njohjen e dokumenteve dhe leje qëndrimi për komunitetin serb.
“Ndryshimet në ligj mund të bëhen vetëm nga Kuvendi”, theksoi Ymeri, duke kundërshtuar vendimin e ekzekutivit.
Ai shtoi se asnjë institucion nuk ka të drejtë të pezullojë zbatimin e një ligji.
“Ky është vendim i paligjshëm dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare”, deklaroi ai.
Sipas Ymerit, zbatimi selektiv i ligjit cenon rendin juridik dhe nuk është çështje etnike.
Ai theksoi se çdo paqartësi duhet të trajtohet përmes amendamenteve në Kuvend, jo marrëveshjeve politike.