Vushtrria ankohet për Vjosën, thotë se e futi në lojë një lojtar të huazuar që s’duhej të luante - Gazeta Express
string(94) "vushtrria-ankohet-per-vjosen-thote-se-e-futi-ne-loje-nje-lojtar-te-huazuar-qe-sduhej-te-luante"

Futboll

Gazeta Express

22/03/2026 21:03

Vushtrria ankohet për Vjosën, thotë se e futi në lojë një lojtar të huazuar që s’duhej të luante

Futboll

Gazeta Express

22/03/2026 21:03

FC Vushtrria ka reaguar pas ndeshjes me FC Vjosën, duke shprehur shqetësimin për tensionimin e situatës gjatë lojës dhe për mënyrën se si u zhvillua ndeshja.

Sipas klubit, sfida e sotme u ndikua nga një organizim i dobët i nikoqirëve dhe gabime të njëpasnjëshme të gjyqtarëve, që sipas Vushtrrisë, ndryshuan rrjedhën normale të lojës.

Klubi ka paralajmëruar publikimin e videove që, siç thonë ata, tregojnë dëmtimin e rëndë të skuadrës, përfshirë një penallti të mohuar dhe një karton të kuq të mosdhënë për kundërshtarin.

Vushtrria gjithashtu përmend respektin e marrëdhënieve me Vjosën, duke kujtuar huazimin e lojtarit Festim Haxhiu, i cili sipas marrëveshjes nuk duhej të luante në këtë ndeshje, por kjo marrëveshje nuk u respektua.

Në reagim theksohet se skuadra dhe stafi teknik, përfshirë trajnerin Armend Dallku, u përballën me provokime dhe sulme verbale nga stafi i Vjosës, për të cilat klubi pretendon të posedojë prova që do t’i publikojë së shpejti.

Vushtrria thekson mbështetjen e plotë për trajnerin dhe skuadrën, duke dënuar çdo përpjekje për të njollosur punën dhe angazhimin profesional të tyre, dhe siguron se do të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivave me dinjitet dhe përkushtim ndaj garës së ndershme./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement