U mposht nga Malisheva, Llapi ankohet në referim - Gazeta Express
string(48) "u-mposht-nga-5malisheva-llapi-ankohet-ne-referim"

Sport

Gazeta Express

22/03/2026 19:50

U mposht nga Malisheva, Llapi ankohet në referim

Sport

Gazeta Express

22/03/2026 19:50

Pas humbjes 2-0 nga Malisheva, klubi i Llapit ka reaguar zyrtarisht, duke pranuar se ekipi nuk ishte në nivelin e tij më të mirë, por njëherazi duke nxjerrë në pah një gabim të rëndësishëm gjatë ndeshjes.

Në njoftim thuhet se goli i parë i pësuar erdhi pas një ekzekutimi korneri ku topi nuk ishte i vendosur sipas rregullave, një detaj që, sipas klubit, nuk u vërejt as nga gjyqtari kryesor Alban Shala, as nga sistemi VAR.

Trajneri kondicional dhe lojtarët në ngrohje kishin sinjalizuar gjyqtarin për këtë situatë, por pa sukses.

Llapi thekson se ky gabim ndikoi drejtpërdrejt në zhvillimin e ndeshjes dhe në rezultatin përfundimtar, ndërsa kërkon më shumë përgjegjësi dhe përqendrim në vendime të tilla në të ardhmen.

Klubi gjithashtu ka shprehur shqetësim që ky rast nuk u përfshi në publikimin e rasteve diskutabile të xhiros së 26-të nga eksperti i FFK-së, duke nënvizuar rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe gjithëpërfshirës të situatave të tilla për transparencën e garës.

Megjithatë, Llapi thekson se do të vazhdojë përpara, duke u fokusuar dhe vendosur për t’u rikthyer tek fitoret në ndeshjet e ardhshme, duke lënë pas situata të tilla, por pa i harruar ato./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement