Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor - Gazeta Express
string(83) "aksident-ne-rrugen-skenderaj-kline-gjashte-te-lenduar-dergohen-per-trajtim-mjekesor"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 16:47

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 16:47

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj – Klinë pasditen e sotme i ka lënë të lënduar gjashtë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Gazetës Express se në aksident u përfshinë dy automjete.

“Sot, rreth orës 15:00,në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, tha ai.

Zahiti tha se “të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”.

Ai tha se ” njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement