Drita e fiton derbin ndaj Gjilanit, merr primatin në tabelë - Gazeta Express
string(58) "drita-e-fiton-derbin-ndaj-gjilanit-merr-primatin-ne-tabele"

Futboll

Gazeta Express

22/03/2026 15:01

Drita e fiton derbin ndaj Gjilanit, merr primatin në tabelë

Futboll

Gazeta Express

22/03/2026 15:01

Drita ka shënuar një fitore të madhe në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit.

“Intelektualët” triumfuan minimalisht 0:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Veton Tusha në minutën e 24-të, shkruan Gazeta Express.

Në fund të pjesës së parë, Gjilani mbeti me një lojtar më pak, pasi Albin Prapashtica u përjashtua me karton të kuq direkt, duke e vështirësuar edhe më shumë ndeshjen për vendasit.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e parë me 48 pikë, tri më shumë se Ballkani. Në anën tjetër, Gjilani mbetet në vendin e pestë me 39 pikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement