Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës - Gazeta Express
string(70) "sot-varroset-49-vjecari-qe-u-vra-nga-vellai-i-tij-ne-bokshiq-te-klines"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 13:21

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 13:21

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili u privua nga jeta mbrëmë nga vëllai i tij, në fshatin Bokshiq të Klinës.

Kjo u bë e ditur nga fshati Bokshiq, ku thuhet se varrimi bëhet në ora 16:00, në varrezat e fshatit.

Lidhur me rastin policia tha:

VRASJE E RËNDË /Bokshiq, Klinë/ 21.03.2026-15:00. Viktima mashkull kosovar me autoambulancë është dërguar në spitalin  rajonal Pejë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima duke mos i përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari  është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement