Macron - Kurtit në urimin për rizgjedhjen kryeministër: U takon t'i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë - Gazeta Express
string(126) "macron-kurtit-ne-urimin-per-rizgjedhjen-kryeminister-u-takon-ti-zbatoni-angazhimet-e-marra-ne-marreveshjet-e-fundit-me-serbine"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 12:44

Macron – Kurtit në urimin për rizgjedhjen kryeministër: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 12:44

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër urimi më 23 shkurt, për ta uruar për mandatin e ri qeverisës.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka treguar disa letra urimi që iu dërguan Kurtit, dhe Macron në të tijën, shkruan ndër tjerash se Franca do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj europiane.

Në të njëjtin paragraf, Macron përmend edhe marrëveshjet e fundit nga dialogu Kosovë-Serbi, duke kërkuar zbatimin e tyre.

“Marrëveshjet e Brukselit-Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve t’i zbatojnë angazhimet e marra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian”, shkruan ndër tjerash presidenti francez.

Letra e urimit e Macron:

Paris, 23 shkurt 2026

I nderuar zoti Kryeministër,

Ju drejtoj urimet e mia më të përzemërta për rizgjedhjen tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ju e njihni përkushtimin tim ndaj objektivit të ribashkimit të kontinentit tonë: Franca është e bindur se vendi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Europian dhe ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj europiane. Franca do të vazhdojë gjithashtu t’i mbështesë pa u lodhur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension thelbësor të këtij procesi afrimi me Bashkimin Europian. Marrëveshjet e Brukselit-Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve t’i zbatojnë angazhimet e marra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Po ashtu dëshiroj që Franca dhe Kosova të vazhdojnë të thellojnë lidhjet e tyre dhe bashkëpunimin dypalësh, rreth projekteve strukturuese si, për shembull, përgatitja për Lojërat Mesdhetare që vendi juaj do t’i presë në vitin 2030.

Ju lutem pranoni, zoti Kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Emmanuel Macron

Advertisement
Advertisement
Advertisement