Tri super përballje sot në Superligë, vëmendja në Gjilan - Gazeta Express
string(55) "tri-super-perballje-sot-ne-superlige-vemendja-ne-gjilan"

Futboll

Gazeta Express

22/03/2026 8:43

Tri super përballje sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Futboll

Gazeta Express

22/03/2026 8:43

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe tri ndeshje në kuadër të javës së 26-të.

Në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës së Re, skuadër që po lufton për mbijetesë këtë edicion.

Në Gjilan zhvillohet derbi i vjetër i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan Gazeta Express.

Me një fitore eventuale, Drita mund të marrë primatin në renditjen tabelare, ndërsa Gjilani, në rast triumfi, do t’i rrisë ndjeshëm gjasat për të siguruar një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, në Malishevë, skuadra vendase pret Llapin në ndeshjen e fundit të kësaj jave.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement