‘‘Tri herë në Shqipëri për armë’’, i vrari në Klinë ishte pjesë e UÇK, para pak ditësh ankohej për pensionin e veteranit - Gazeta Express
string(114) "tri-here-ne-shqiperi-per-arme-i-vrari-ne-kline-ishte-pjese-e-uck-para-pak-ditesh-ankohej-per-pensionin-e-veteranit"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 18:41

‘‘Tri herë në Shqipëri për armë’’, i vrari në Klinë ishte pjesë e UÇK, para pak ditësh ankohej për pensionin e veteranit

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 18:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klinë, më saktësisht në fshatin Bokshiq, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Mediat lokale kanë raportuar se personi që ka mbetur i vrarë sot është Faruk Isufi.

Ky i fundit, siç kanë bërë të ditur mediat lokale, ditë më parë kishte bërë të ditur se i ishte ndalë pensioni i veteranit.

Në deklarimin e tij, tani i ndjeri, kishte deklaruar se ai kishte qenë pjesë e UÇK’së, përcjell Gazeta Express.

‘’Unë ka qenë prej prill ’98, kam qenë i kyçun, kam qenë nja tri herë në Shqipëri për armë, edhe deri në momentin e fundit që ka përfunduar lufta, që është shndërru prej UÇK’së në TMK kam qenë, pastaj kam dalë prej aty me dëshirën time, edhe për momentin jam hi në një firmë, jam të ambientit punoj si shoferi që nja 8 muaj, pas 8 muajve, na e kanë ndërpre penzionin, tani na e kanë vazhdu prej nëntorit, na i kanë qit kah 102 euro, 50%, nëntor, dhjetor e janar i kemi marrë, tash në shkurt na i kanë ndalë.

Nuk e di arsyen për çka janë nal, po ne nuk na i qesin ato. Nuk e di ata qysh kanë mujt me marr atë far vendimi, kur ligji është e ka aprovu, nuk e di qysh ai ka mujt me i ndërpre këto, nuk jam i vetmi ka shumë tjerë, ka edhe shumë ku punoj unë që nuk i marrin’’, kishte deklaruar ditë më parë ai. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement