Portieri i Arsenalit, David Raya, ka zbuluar se ishte shumë pranë transferimit te një klub tjetër i madh evropian përpara se t’i bashkohej “Topçinjve”.
Në një intervistë për “Sky Sports”, reprezentuesi i Spanjës pranoi se Bayern Munichu kishte qenë shumë afër sigurimit të firmës së tij.
“Isha shumë pranë të shkoja te një klub tjetër para se t’i bashkohesha Arsenalit… dhe për fat nuk ndodhi, kështu që Arsenali bëri ofertën”, tha Raya.
Portieri iu bashkua Arsenalit nga Brentford në verën e vitit 2023, fillimisht në formë huazimi, përpara se transferimi të bëhej i përhershëm.
Deklarata e tij tregon se sa afër ishte shmangur marrëveshja me Bayern Munich, me kampionët gjermanë që në atë kohë kishin shfaqur interes të madh për ta forcuar repartin e portës.
Që atëherë, Raya është vendosur si zgjedhja e parë e trajnerit Mikel Arteta në portën e stadiumit “Emirates”.
Spanjolli gjithashtu shprehu mirënjohje për mënyrën se si u zhvilluan gjërat, duke theksuar se karriera e tij ka përfituar nga transferimi tek Arsenali./GazetaExpress/